Kushtet e përdorimit
1. Fusha e zbatimit. Këto kushte rregullojnë përdorimin e faqes së internetit të Tridens (në vijim, "Faqja"), të administruar nga Tridens, NUIS/NIPT M62031007D, me seli në Tiranë, Shqipëri. Ato nuk rregullojnë marrëdhëniet profesionale me klientët, të cilat përcaktohen në marrëveshje të veçanta me shkrim. Duke përdorur Faqen, ju pranoni këto kushte.
2. Përmbajtja nuk përbën këshillim juridik ose për taksat. Përmbajtja e Faqes ofron informacion të përgjithshëm, të përgatitur me kujdes, por pa garanci për plotësinë, saktësinë ose përditësimin e tij. Ajo nuk përbën këshillim juridik ose për taksat dhe nuk zëvendëson këshillimin individual. Leximi i saj ose mbështetja në të nuk krijon marrëdhënie me ju si klient, marrëdhënie avokat–klient apo ndonjë marrëdhënie tjetër profesionale. Mos veproni mbi bazën e kësaj përmbajtjeje pa marrë këshillim të përshtatur me rrethanat tuaja.
3. Krijimi i marrëdhënies profesionale. Marrëdhënia profesionale me Tridens krijohet vetëm me lidhjen e një marrëveshjeje të shprehur me shkrim për ofrimin e shërbimeve, pasi të kemi përfunduar kontrollin për konflikt interesi dhe masat e vigjilencës së duhur ndaj klientit që kërkon ligji nr. 9917/2008 "Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit". Dërgimi i një mesazhi, emaili ose dokumenti nuk krijon vetvetiu një marrëdhënie të tillë dhe nuk na detyron të veprojmë. Informacioni i dërguar para se ta kemi pranuar çështjen mund të mos mbrohet nga sekreti profesional.
4. Pronësia intelektuale. E gjithë përmbajtja, dizajni, tekstet, grafikat, logot dhe markat në Faqe mbrohen nga ligji nr. 35/2016 "Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të" dhe legjislacioni përkatës për markat tregtare. Ato janë pronë e Tridens ose e licencuesve të saj. Mund ta shihni dhe ta printoni përmbajtjen për përdorim personal, jotregtar. Çdo riprodhim, shpërndarje, ndryshim ose komunikim tjetër në publik kërkon pëlqimin tonë paraprak me shkrim.
5. Përdorimi i pranueshëm. Ju pranoni të mos e përdorni Faqen në mënyrë të paligjshme, të mos cenoni funksionimin ose sigurinë e saj, të mos tentoni akses të paautorizuar dhe të mos përdorni mjete të automatizuara për nxjerrjen e përmbajtjes pa pëlqimin tonë.
6. Lidhje drejt faqeve të palëve të treta. Për lehtësinë tuaj, Faqja mund të përmbajë lidhje drejt faqeve të jashtme. Nuk kontrollojmë dhe nuk mbajmë përgjegjësi për përmbajtjen, disponueshmërinë ose praktikat e tyre të privatësisë. Rrezikun e aksesit në to e merrni përsipër ju.
7. Përgjegjësia. Në masën maksimale që lejon ligji në fuqi, Tridens SHPK nuk mban asnjë përgjegjësi për humbje ose dëme të çfarëdo lloji, qofshin të drejtpërdrejta, të tërthorta, anësore, të posaçme, pasuese apo me karakter ndëshkues. Këtu përfshihen, pa u kufizuar në to, humbja e fitimit, e biznesit, e të ardhurave, e të dhënave ose e emrit të mirë. Ky përjashtim zbatohet për humbjet ose dëmet që rrjedhin nga aksesi, shfletimi, përdorimi ose pamundësia e përdorimit të Faqes, apo nga mbështetja në përmbajtjen e saj, si dhe për ato që lidhen me këto veprime, pavarësisht bazës ligjore të pretendimit. Përjashtimi shtrihet te Tridens SHPK, ortakët, punonjësit dhe bashkëpunëtorët e saj. Ai mbulon dëmet nga gabimet, mungesat, pasaktësitë, ndërprerjet, vonesat, kodi keqdashës ose çdo mospërmbushje, pavarësisht nëse mundësia e dëmit ishte e njohur. Përgjegjësia profesionale që lind nga marrëdhëniet me klientët rregullohet ekskluzivisht nga marrëveshja përkatëse e shërbimit.
8. Mbrojtja e të dhënave. Përpunimi i të dhënave personale në lidhje me Faqen shpjegohet në Politikën tonë të privatësisë, të hartuar në përputhje me ligjin nr. 124/2024 "Për mbrojtjen e të dhënave personale".
9. Ndryshimet. Mund t'i ndryshojmë këto kushte në çdo kohë për të pasqyruar ndryshimet në shërbimet tona ose në ligj. Zbatohet versioni i publikuar në këtë faqe në momentin e vizitës suaj.
10. Pavlefshmëria e pjesshme. Nëse një dispozitë e këtyre kushteve është ose bëhet e pavlefshme, dispozitat e tjera mbeten të vlefshme.
11. Ligji i zbatueshëm dhe juridiksioni. Këto kushte rregullohen nga e drejta materiale e Republikës së Shqipërisë. Gjykatat kompetente shqiptare dhe, kur lejohet, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë kanë juridiksion ekskluziv për mosmarrëveshjet që lindin nga Faqja ose lidhen me të. Kjo nuk cenon të drejtat e detyrueshme për mbrojtjen e konsumatorit sipas ligjit nr. 9902/2008.